Site icon Telegrafi

Vetizolohet prokurori i cili po heton vrasjen e 17 vjeçares në Pejë, viktima rezultoi pozitiv me COVID-19

17 vjeçarja e cila u vra të shtunën në Vitomiricë të Pejës, pas obduksionit të trupit nga mjekët është konstatuar se ishte pozitive me coronavirus.

E si rezultat i kësaj, në vetë izolim tashmë është futur Prokurori i cili po merret me këtë rast.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka deklaruar se Prokurori është futur në izolim me vetiniciativë.

“Pas bërjes së obduksionit në trupin e pajetë se 17-vjeçares, mjekët i kanë bërë edhe analizën e COVID-19 ku ajo ka rezultuar pozitive. Menjëherë pas kësaj Prokurori i rastit është futur në izolim me vetiniciativë”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka theksuar se pritet të bëhen analizat për testin COVID-19 për familjarët e viktimës. /Telegrafi/

Exit mobile version