Një person i ka dhënë fund jetës së tij, ditën e premte në Zveçan.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 13:35, transmeton Telegrafi.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësore në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/