Një person i moshës 72 vjeçare dyshohet se sot në orët e pasditës ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij në fshatin Kabash të Vitisë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se “sot rreth orës 17:50, Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se në fshatin Kabash, Komuna e Vitisë dyshohet se një person i moshës 72 vjeç në shtëpinë e tij ka kryer vetëvrasje”.
“Patrulla policore se bashku me njësinë e hetimeve dhe krim teknike kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet mjeksore ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Hashani për Telegrafin.
Ai tha se për momentin rasti trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, kurse hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me prokurorin. /Telegrafi/