Site icon Telegrafi

Vetëvritet një person në Prishtinë

Një person është vetëvrarë ditën e diel në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:55, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 15:55 njësiti policorë në parkun e Arbërisë ka hasur viktimën mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

Exit mobile version