Telegrafi

Vetëvritet një 60 vjeçar në Viti

Të premten është raportuar një vdekje e dyshimtë në komunën e Vitisë.

Siç njofton Polica, një person i moshës rreth 60-vjeçar është raportuar se ka vdekur.

Ndërkaq është konstatuar se ishte një vetëvrasje.

“Është e vërtetë se një person ka vdekur sot në komunën e Vitisë. Rasti është raportuar në mesditë. Sipas ekspertizave që janë bërë është thënë se personi ka vrarë vetën.

Polica e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshimit. Nuk kemi ndonjë informatë se cilat janë shkaqet e kësaj vetëvrasje”, ka thënë Ismet Hashani nga Polica e Kosovës për regjionin e Gjilanit.