Site icon Telegrafi

Vetëvritet një 51 vjeçar në Prizren

Foto: Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e diel në Prizren, ku një 51 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:05.

“Më datë 23.04.23, rreth orës 21:05 në polici është raportuar për një rast dyshimi për vetëvrasje. Policia dhe mjekët e emergjencës kanë dalë në vendngjarje, nga mjekët është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është i moshës 51-vjeqare nga Prizreni. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë. Rasti cilësohet si “Vetëvrasje”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në Prizren.

Bytyqi theksoi se vetëvrasja është kryer me armë zjarri.

Gjithashtu, Policia konfirmon se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë. /Telegrafi/

Exit mobile version