Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vetëvrasjes në Prizren.
Rasti ka ndodhur të dielën, në ora 10:33 në Prizren.
“Vetëvrasje, Prizren, 16.05.2021-10:33. Raportohet se për shkaqe të pa njohura viktima mashkull kosovar është gjetur i pa shenja jete”, thuhet në raport.
Sipas dëshmitarit, babait të tij viktima ka pasur probleme psikike.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/