Ish-shefi i policisë, Faik Basha foli sot për vetëvrasjen e efektivit të policisë Arben Pjeçi, i cili qëlloi veten me plumb në zemër brenda ambienteve të komisariatit në Durrës.
Sipas ekspertit një arsye që mund të ketë ndikuar në marrjen e këtij akti ekstrem është pezullimi i tij nga detyra pas 35 vitesh shërbim. Ai tha se gjendja psikologjike e efektivit të policisë ka qenë shumë e rënduar, raporton Euronews Albania.
“Një ndër pikat që këtë punonjës policia e ka dërguar edhe në vetëvrasje, mund të jetë edhe karriera e tij e gjatë në struktura dhe me një vendim brenda 24 orëve këtë e hedh në rrugë dhe në gojën e atyre që ky i ka luftuar për 35 vite.
Në këto kushte gjendja psikologjike dhe ekonomike e cila mund të ketë patur, se besoj se gjithë punonjësit e policisë ka pasur një rrogë që në momentin parë që do i shkëputej do e vendoste në kushte shumë të vështira edhe për të siguruar bukën e gojës, kushtet ekonomike dhe hedhja në rrugë pa asnjë mbrojtje në dorën e atyre që ky për 35 vite i ka ndjekur si shkelës të ligjit mund ta ketë dërguar deri në vetëvrasje”,-tha eksperti. /Telegrafi/