Telegrafi

Vetëvendosjes iu bashkua Enver Dugolli

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se nga sot kësaj partie i është bashkuar ish i burgosuri politik dhe ish atasheu ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Enver Dugolli.

Kurti, përmes një postimi në Facebook,  ka treguar se me Dugollin ka qenë në qeli në burgun e Nishit.

Postimi i Kurtit:

“Mbi 10 vjet gjithsej si i burgosur politik, shtatë vjet në TMK, 10 vjet në FSK si kolonel, prej këtyre të fundit gati katër vjet si atashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, me gjeneralin në pension Enver Dugollin sot ishim bashkë për homazhe në Prekaz, dhe, tash e tutje do të jemi bashkë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Tre muaj kemi qenë në të njëjtën qeli C-17 në Burgun e Nishit në fillim të vitit 2000. Na presin shumë punë e sfida bashkë. Dija, përvoja dhe ndershmëria e tij na e shtojnë fuqinë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/