Lëvizjes Vetëvendosjes sot i është bashkuar shkencëtari i vitit 2018, Driton Vela.
Në njoftimin e bërë nga Vetëvendosjes thuhet se pas këtij aderim, partia është edhe më e fortë edhe më e përgatitur.
“Driton Vela në Vetëvendosje. Ai është asistent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe specialist i mjekësisë interne. Definitivisht një profesionist i përkushtuar i profesorëve të gjeneratës së re me arritje të konfirmuara në fushën e shkencës.
Dritoni e mori çmimin Shkencëtari i Vitit më 2018. Dhe botoi librin e çmuar nga fusha e mjekësisë – Fiziologjia e Sistemit Kardiovaskular”, thuhet në njoftimin e bërë nga Vetëvendosje.
Tutje në njoftim thuhet se, Vetëvendosje janë shumë të gëzuar që do ta bëjnë së bashku me Driton Velën rrugën e mbetur për ndryshimin e domosdoshëm të vendit./Telegrafi/