Site icon Telegrafi

Vetëvendosje: Zgjedhjet e jashtëzakonshme të domosdoshme për t’i dhënë fund keqqeverisjes në shëndetësi

Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur sot një konferencë për medie në lidhje me gjendjen në shëndetësi, me theks të veçantë në Qendrën Klinike Universitare.

Koordinatori i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë qenë të domosdoshme për t’i dhënë fund keqqeverisjes në shëndetësi.

“Rasti më i fundit i furnizimit me stenda janë shpërblyer kompani që nuk ofrojnë cilësi. Janë ble stenda që nuk garantojnë cilësinë e duhur. Rasti i furnizimit me shtretër ku porositen rreth 700 shtretër me persona me peshë mbi 250 kg. Rasti standard është maksimumi deri në 250 kg. Këtë e pasoi një situatë ku shtretërit nuk kund të futen për shkak të dimensionit më të madh se dyer. Bëhet fjalë për mbi një milion euro. Ky tender do duhej të anulohej dhe të merreshin në përgjegjësi ata që janë involvuar”, ka thënë Vitia gjatë konferencës./Telegrafi/

 

Exit mobile version