Site icon Telegrafi

Vetëvendosje: Telekomi degë e partive në pushtet

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion para Telekomit të Kosovës të mërkurën ku e ka quajtur këtë kompani publike si çerdhe të partive në pushtet. Anëtarët e kësaj partie kanë vendosur emrat e PDK-së, AAK-së dhe Nisma-s, në hyrje të Telekomit të Kosovës.

Anëtarja e VV-së në Prishtinë Rina Zhitia, tha se Qeveria duhet të zbatojë rezolutën për Telkomin.

“Ditë më parë dëgjuam për emërimin e Telekomit me qëllim privatizimin. Kjo ndërmarrje u fol nga kriminelët. Me kontrata e dhunshme si ajo me Z Mobile që tentoni falimentimin dhe privatizimin e Telekomit. Më shumë se ndërmarrje politike. PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma e kanë shndërruar në degë të tyre ku rehatohen partiakë dhe militantë të tyre. Hapësirat e punës së Telekomit janë shndërruar në zyra partiake. Qeveria ta zbatojë rezolutën që thotë saktësisht të kundërtën e asaj që po bëhet në Telekom. Po ashtu thirrje në prokurori. Telekomi ka potencial të zhvillohet financiarisht”, u shpreh Zhitia. /Telegrafi/

Exit mobile version