Site icon Telegrafi

Vetëvendosje i shpreh ngushëllime familjes Çoçaj, bënë thirrje për siguri në komunikacion

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas aksidentit që ndodhi në Gjilan, ku humbi jetën një person dhe u lënduan disa të tjerë.

Në një postim në rrjetin social facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se bashkë-ndjen me familjen e Qerim Çocajt, i cili humbi jetën në këtë aksident si dhe më të gjithë të lënduarit e tjerë.

“Tmerri që përjetuan qytetarët e Gjilanit nga aksidenti i sotëm ku humbi jetën një person dhe u lënduan shumë të tjerë, na ka tronditur rëndë të gjithëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përcjellë me shqetësim këtë ngjarje të dhimbshme dhe bashkë-ndjen me familjen e Qerim Çoçajt, i cili humbi jetën në këtë aksident dhe me të gjithë të lënduarit e tjerë. Në këto çaste të vështira le t’i qëndrojmë afër familjes së viktimës, kurse të lënduarve të ju ofrohet trajtimi dhe kujdesi shëndetësor për të tejkaluar lëndime.

Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve, Lëvizja VETËVENDOSJE! thekson rëndësinë që duhet t’i japim sigurisë në komunikacion, të rrisim vëmendjen dhe përgjegjësinë në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten!”, ka shkruar LVV./Telegrafi/

Exit mobile version