Site icon Telegrafi

Vetëvendosje shpall zgjedhjet për kryetar të partisë

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes në mbledhjen e saj të 31-të, ka vendosur për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të partisë. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se data e mbajtjes së zgjedhjeve do të përcaktohet në bazë të statutit dhe rregullores së partisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm po marrin pjesë 133 delegatë të Vetëvendosjes, ndërsa mungon kryetari aktual, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Ali Lajçi, Aida Dërguti, Donika Kadaj e Albin Kurti (të cilët janë ende në paraburgim).

Kujtojmë se kryetari aktual i VV-së, Visar Ymeri në letrën e tij drejtuar Këshillit të Përgjithshëm ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj partie.

Kjo mbledhje është kërkuar të bëhet pas përplasjeve të brendshme që po ndodhin aktualisht në këtë parti. /Telegrafi/

Exit mobile version