Site icon Telegrafi

Vetëvendosje sërish kërkon “Drejtësi për Astritin” në Kuvendin e Kosovës

Me të filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë sërish para foltores duke shpalosur pankartën me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin”.

Vetëvendosje ngjashëm kishte vepruar edhe në seancën e kaluar të Kuvendit e kjo po bëhet për shkak se deputetët nuk janë pajtuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit./Telegrafi/

Exit mobile version