Telegrafi

Vetëvendosje proteston me 8 maj në Tiranë kundër Vuçiqit dhe Milorad Dodikut

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e 8 majit, kundër ardhjes së Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodik në kryeqytetin shqiptar.

Në njoftimin për media nga LVV thuhet se protesta do të mbahet me 8 maj në orën 18:00 para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së./Telegrafi/