Telegrafi

Vetëvendosje përsëri bojkoton himnin e Kosovës në 11 vjetorin e pavarësisë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë qenë në sallë kur është intonuar himni i Kosovës, nës eancën solemne për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Një gjë të tillë deputetët e kësaj partie, e kishin bërë edhe në vitet e kaluara.

Kjo parti vazhdimisht pretendon se simbolet e Kosovës janë të imponuara dhe si pasojë nuk i pranojnë, raporton Telegrafi.

Pas himnit, në sallë kanë hyrë një numër i vogël i deputetëve të kësaj partie. /Telegrafi/