Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë qenë në sallë kur është intonuar himni i Kosovës, nës eancën solemne për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Një gjë të tillë deputetët e kësaj partie, e kishin bërë edhe në vitet e kaluara.
Kjo parti vazhdimisht pretendon se simbolet e Kosovës janë të imponuara dhe si pasojë nuk i pranojnë, raporton Telegrafi.
Pas himnit, në sallë kanë hyrë një numër i vogël i deputetëve të kësaj partie. /Telegrafi/