Telegrafi

Vetëvendosje: Partitë tjera po tentojnë manipulim në zgjedhje

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alim Rama ka reaguar pas përzgjedhjes se Burim Ahmetaj në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Sekretarit të KQZ-së.

Rama në një konferencë për media ka thënë se partitë po përgatiten për manipulim të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.

“Nëse e zgjedh kryeshefin një pozitë shumë e rëndësishme në mënyrë të koordinuar, kjo është përgatitje për manipulim të zgjedhjeve dhe ky është rreziku kryesor. Tendenca për me shkel votën e qytetarëve, me këtë emërim. Po ashtu nuk është pritur afati ligjor për ankesat e kandidatëve tjerë, edhe pse ka pasur njoftim se do të ketë ankesë. Pra është nxjerrë vendim për zbatimin e vendimit dhe kryeshefi e ka filluar punën pa e prit afatin ligjor. E kanë ftuar edhe ekspertin ligjor me dhënë një arsyetim, edhe pse ka qenë në pushim mjekësor. Edhe votimi ka qenë i sinkronizuar nëse shihet lista”, ka deklaruar ai.

Lexo po ashtu Kurteshi: Koalicioni qeverisës, bashkë me PDK-në po zaptojnë të gjitha pozitat në institucionet publike

Ndryshe, në krye të ekzekutivit të KQZ-së është emëruar Burim Ahmetaj, i cili deri më tani ka qenë shef i Qendrës për Numërimin e Votave dhe Rezultateve. /Telegrafi/