Site icon Telegrafi

Vetëvendosje paralajmëron protesta (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, paralajmëron protesta si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, në rast që Qeveria e procedon për në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Do të ketë protesta si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë. Nuk do t’i lejojmë që kjo marrëveshje të kalojë në Kuvend. Do t’i përdorim të gjitha mjetet e mundshme për ta kundërshtuar”, ka deklaruar Baftiu për emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Baftiu ka treguar se janë bashkë me AAK-në dhe NISMA-n sa i përket kundërshtimit të kësaj marrëveshje.

Exit mobile version