Brenda pak javësh, në Prishtinë mund të ketë sërish protestë.
Një gjë të tillë e ka paralajmëruar nënkryetari Dardan Sejdiu, nëse ministri i Financave nuk e procedon në mbledhjen e radhës të qeverisë garancinë për kredinë për blerjen e autobusëve, raporton KTV.
Kanë kaluar më shumë se 15 ditë qëkur është dorëzuar vendimi për kredinë në MAPL, kjo e fundit asnjë përgjigje nuk i ka kthyer Komunës, nëse vendimi është i ligjshëm apo jo.
Këshilltarja e ministrit Avdullah Hoti, Ardita Dushi, ka thënë se vendimi do të procedohet në qeveri në momentin që ka konfirmim zyrtar që është zbatuar Neni 3 i Vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Facebook, e ka ftuar edhe njëherë ministrin ta nënshkruaj garancinë, duke thënë se kanë plotësuar çdo kusht që u është kërkuar. Ndërkohë, për njohësit e zhvillimeve në kryeqytet, çështja e autobusëve ka marrë përmasa komike.
NORA_AUTOBUSET_15-06 from Koha.net on Vimeo.