Site icon Telegrafi

Vetëvendosje organizon protestë më 29 shtator

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë thirrje për protestë paqësore më 29 shtator në ora 14:00 në Prishtinë.

Lideri i VV-së tha se situata politike në vend është e rëndë dhe sipas tij aventurat personale të presidentit Hashim Thaçi, duhet ndalur.

“Presidenti i vendit shënon mbështetjen më të vogël nga qytetarët e Kosovës. Ky president nuk ka legjitimitet në vend”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se për shkak të skandaleve të shpeshta të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Vetëvendosje thërret protestë paqësore në Prishtinë më 29 shtator, ditë e shtunë, në ora 14:00. I kemi institucionet e shtetit të kapur. Anëtarët e të gjitha partive dhe OJQ-ve të bashkohen në protestë. Pazaret e Thaçit dhe Vuçiqit nuk duhet t’i paguajmë ne”, ka thënë ndër të tjera lideri i LVV-së, Albin Kurti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version