Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultative që pritet të mbahet nesër.
“Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca veçse është deklaruar për pjesëmarrjen tonë në këtë takim, do të thotë ne nuk do të marrim pjesë në këtë takim”, tha ai, raporton Kosovapress.