Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë lejuar vazhdimin e seancës, për shkak të prezencës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.
Deputetët kanë goditur sërish tavolinat në sallën e Kuvendit, duke kërkuar që Selmanaj të del jashtë sallës, transmeton Telegrafi.
Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se nuk ka kushte që të zhvillohet seanca, duke përmbyllur seancën e paraparë për ditën e sotme.
Deputetët e LVV-së kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillim e seancave kur është i pranishëm Selmanaj. Këtë vendim, LVV e kishte marrë para disa javësh, pas deklaratave që zëvendëskryeministri Selmanaj i kishte bërë për të pagjeturit.
“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, kishte njoftuar LVV. /Telegrafi/