Site icon Telegrafi

Vetëvendosje nuk e voton rishikimin e buxhetit

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të përkrahë rishikimin e buxhetit nga qeveria Hoti.

Deputeti Hekuran Murati në seancën e sotme plenare adresoi kritika të ashpra ndaj projekt-ligjit për rishikim të buxhetit.

Ai theksoi se defektet në fushën e financave janë të mëdha.

Derisa ka shtuar se ka kundërshtime të ligjeve në fuqi.

“Këtu e kemi një qeveri e cila mendon se ka ekspertë, ka njerëz të dijshëm të fushës së financave mirëpo megjithatë shohim se defektet janë shumë më të numërta në këtë rishikim. Mandej ka edhe kundërshtime në ligjet në fuqi dhe struktura që është përdorur është e gabuar. Sa i përket defekteve deficiti i prezantuar sipas rregullës fiskale është 300 e 4 milion euro më tepër se sa ka qenë fillimisht në ligjin e buxhetit”.

“Kërkesa kur është bërë për me leju rritjen e deficitit është bërë duke u thirrur në nenin 22 B, të ligjit për menaxhimin e financave publike, por aty thuhet se deficiti mund të tejkalohet aq sa ka rënie të hyrave në krahasim me vitin paraprak. Nëse e shohim tabelën që është prezantuar prej qeverisë të hyrat në krahasim me vitin paraprak kemi rënje prej 100 milion euro”, ka thënë ai.

Exit mobile version