Site icon Telegrafi

Vetëvendosje me njoftim të rëndësishëm për diasporën rreth zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar bashkatdhetarët se tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga diaspora.

LVV në njoftimin e bërë ka thënë se periudha e regjistrimit për votuesit nga jashtë është 13-21 janar, ndërsa periudha e votimit për votuesit nga jashtë është 2-12 shkurt, transmeton Telegrafi.

“Të dashur bashkatdhetarë, tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga mërgata. Në grafikën e mëposhtme janë theksuar datat për dy këto procese. Ndërkohë së shpejti do të publikojmë edhe videon me udhëzimet për hapat dhe procedurat që duhen ndjekur nga secili qytetar që voton nga mërgata”, thuhet në njoftimin LVV-së.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërsa subjektet politike kanë dhjetë ditë kohë për të bërë fushatë elektorale./Telegrafi/

Exit mobile version