Site icon Telegrafi

Vetëvendosje nesër voton për kandidaturën e Shpend Ahmetit për kryetar të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje njofton se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kanë pranuar vetëm një të tillë.

“Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në komunikatë.

VV njofton se zgjedhjet e brendshme – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, ditën e diel.

“Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version