Site icon Telegrafi

Vetëvendosje mori mbi 200 mijë vota

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka konfirmuar se subjekti i tij politik në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë 200,138 vota, duke siguruar 32 mandate deputetësh në Kuvendin e Kosovës.

Rrustemi, përmes një postimi në Facebook, i ka falenderuar të gjithë votuesit, mbështetësit, bashkëatdhetarët e komisionerët që u kujdesen për mbrojtjen e vullnetit të popullit.

Postimi i  plotë i Rrustemit:

“Tanimë është e konfirmuar se për Lëvizjen VETËVENDOSJE! kanë votuar hiç më pak se 200,138 votues të ndershëm e me dinjitet, 200,138 zemra plot dashuri e shpresë që sollën 32 deputetë. Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata që gjatë këtyre ditëve u angazhuan në këtë proces të përbashkët; votues e mbështetës, bashkatdhetarët në mërgatë, e nga roli im dua të falënderoj veçmas komisionerët e vëzhguesit tanë që u kujdesën me vendosmëri e qëndruan të palodhshëm në mbrojtje të këtij vullneti për ndryshim e dinjitet!

Ju falemnderit dhe urime”, ka shkruar Rrustemi. /Telegrafi/

Exit mobile version