Telegrafi

Vetëvendosje mohon takimin e Albin Kurtit me përfaqësuesit e PAN-it

Zërat se ka pasur takime në mes të përfaqësuesve të koalicionit PAN dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë mohuar nga Liburn Aliu dhe përfaqësues të PAN-it.

Liburn Aliu nga Vetëvendosje ka mohuar takimin ndërmjet Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të PAN-it.

Aliu në një reagim në rrjetin social Facebook thotë se raportimet për një takim të Kurtit me përfaqësues të PAN-it është dezinformim.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilal Sherifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka informacion. “Nuk e di që ka pas takim të tillë. Nuk kam informacion…”, tha ai

Edhe burime brenda Partisë Demokratike thonë për Telegrafin se një gjë e tillë është thjesht një spekulim.

“Kjo gjë nuk është e vërtetë. S’ka pas takime të tilla”, thonë burimet brenda PDK-së.

Ndryshe, gjatë ditës është spekuluar për një takim ndërmjet Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të koalicionit PAN për të arritur një  marrëveshje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. /Telegrafi/