Deputetë të lëvizjes Vetëvendosje sot pas hedhjes së gazit lotsjellës janë parë teksa kanë grumbulluar kartela të deputetëve, në pjesën ku janë të ulur deputetët e PAN-it.
Telegrafi ka siguruar fotografi ku shihet një deputet i VV-së me kartela në duar, kartela këto që mundësojnë votimin elektronik.
Elmi Reçica nga PDK-ja këtë veprim e ka quajtur grabitje dhe turp. /Telegrafi/