Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, ka thënë se Projektligji për menaxhimin e pandemisë nuk është më i miri që mund të kishim por ka një avancim të infrastrukturës ligjore.
“Ky projektligj është një ndihmesë e jashtëzakonshme për të gjitha institucionet shtetërore që ballafaqohen direkt me pandeminë. Me këtë Projektligj që pritet të votohet ne si deputet e kemi mundësinë të përmbushim një obligim tonin institucional por i mbetet qeverisë që luftën me pandeminë ta merr seriozisht”.
Anëtari i Komisionit të Shëndetësisë ka thënë se situata aktuale në spitale meriton më shumë vëmendje.
“Besoj se të gjithë iniciuesit e këtij projektligji, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi mund të lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësorë, policëve dhe inspektoratit sanitar me votimin e këtij projektligji. Prandaj ne si grup parlamentar mbështesim votimin e këtij projektligji”, tha deputeti Fitim Uka./Telegrafi/