Site icon Telegrafi

Vetëvendosje mban tubim përmbyllës në Prishtinë, Kurti dhe Osmani mbledhin qytetarët në shesh

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur mijëra qytetarë në Prishtinë, ndërsa përfaqësuesit e kësaj partie janë nisur nga disa pika në kryeqytet.

Kandidati për kryeministër  nga LVV, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët është duke lëvizur rrugëve të Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Të njëjtin veprim është duke e bërë edhe Vjosa Osmani, Arben Vitia, Glauk Konjfuca, Albulena Haxhiu, e të tjerë kandidatë.

Pas ecjes, VV do të mbajë tubim në sheshin “Nënë Tereza”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version