Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar me goditjen e tavolinave në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur në sallë ka hyrë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Deputetët e LVV-së kanë kërkuar nga zëvendëskryeministri Selmanaj që të dal jashtë sallës së Kuvendit, transmeton Telegrafi.
Ky veprim i deputetëve ka ardhur pasi ata kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillim e seancave kur është i pranishëm Selmanaj. Këtë vendim, LVV e kishte marrë para disa javësh, pas deklaratave që zëvendëskryeministri Selmanaj i kishte bërë për të pagjeturit.
“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike”, kishte njoftuar LVV.
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci ka ndërprerë seancën, duke bërë të ditur se seanca do të vazhdojë në ora 11:30. /Telegrafi/