Telegrafi

Vetëvendosje kundër një qeverie gjithëpërfshirëse, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Tinka Kurti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se qëndrimi i LVV është që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Sipas saj, LVV ka një listë të gjatë me arsye që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë disa herë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe për këtë ka një listë të gjatë me arsye”, ka thënë Kurti për Telegrafin.

Ndryshe, njohësit e proceseve politike në vend, kanë vlerësuar se çështja e taksës ndaj produkteve të Serbisë mund ta prishë koalicionin qeverisës. /Telegrafi/