Pas protestës së shoqërisë civile për shkarkimin e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndërmarrë një aksioni përpara zyrave të Qeverisë, Presidentit e Kryetarit të Kuvendit.
Me shkrimin e parullës “KOKAT E KRIMIT” dhe vendosjen e një baneri aktivistët shpërfaqën për siç thonë ata, “emrat që kanë kapur, mbajnë peng dhe kërcënojnë organet e sistemit të drejtësisë.”
“Largimi nga Kosova i prokurorit Blakaj është simptomë më e fundit e një sëmundje kronike nga e cila tash e këto vite të pasluftës lëngon Republika e Kosovës. Shkaqet e saj e kanë rrënjën në personat që strehohen në këto zyra. Pa mposhtjen e tyre nuk shërohet as drejtësia as vendi”, thotë VV, përcjell Telegrafi