Site icon Telegrafi

Vetëvendosje kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt: Arrestimi i tij tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës

Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, nga policia serbe të premten në pikën kufitare në Merdare.

LVV përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar që të lirohet Nezir Mehmetaj dhe të ndalet përndjekja e qytetarëve të Kosovës.

 “Vetëvendosje po e përcjell me shqetësim arrestimin e Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe, në kufirin Serbi-Kosovë kur Neziri po kthehej në vendin e vet. Nezir Mehmetaj kishte qenë në Serbi për të shoqëruar nënën e tij në spital në Nish, e veç kur po kthehej bashkë me nënën, e arrestuan”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje.

Më tej thonë se, arrestimi i Nezir Mehmetajt tregon se Serbia vazhdon qëndrimin agresiv ndaj Kosovës, sa herë që ka mundësi.

Lexo po ashtu Gjykata serbe i cakton ndalim prej 48 orësh Nezir Mehmetajt

E kjo sjellje duhet të na bëjë të reflektojmë për dy gabime tonat, së pari që përmes pjesëmarrjes në marrëdhënie joreciproke e josimetrike me Serbinë, ne si Kosovë kemi kontribuar në normalizimin e imazhit të një vendi anormal, e së dyti, për gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në vendin tonë, ku edhe 20 vite pas lufte njerëzit detyrohen të shkojnë për vizita të specializuara në Beograd e Nish, duke marrë përsipër rreziqet e një vendi që zyrtarisht i diskriminon shqiptarët e Kosovës”, thotë LVV.

Lexo po ashtu Shkon për shërimin e nënës në Beograd, policia serbe e prangos në Merdare mërgimtarin nga Zvicra - familja nuk di asgjë për të

Tutje Vetëvendosje u bën thirrje institucioneve të Kosovës të angazhohen maksimalisht për lirimin e Nezir Mehmetajt.

Lexo po ashtu Pacolli kërkon lirimin e menjëhershëm të kosovarit që u arrestua nga policia serbe

Lëvizja VETËVEDOSJE! u bën thirrje institucioneve të Kosovës të angazhohen maksimalisht për lirimin e Nezir Mehmetajt. Ne solidarizohemi plotësisht me shqetësimin dhe tronditjen e familjarëve të tij, nga kjo sjellje hakmarrëse nga ana e shtetit që dikur na mbante të pushtuar e që na përndoqi me metoda gjenocidale. Qeveria e re duhet krijuar sa më shpejt edhe për ta ndryshuar këtë raport asimetrik dhe këtë pasivitet diplomatik, që po i lë qytetarët tanë nën kërcënim të vazhdueshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version