Site icon Telegrafi

Vetëvendosje kërkon largimin e barrikadave në veri

Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur mbledhje të dielën ku është diskutuar për situatën në veri dhe tema tjera.

Në këtë mbledhje që ka marrë pjesë edhe kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti, është thënë se barrikadat në veri duhet hequr dhe duhet kthimi i rendit e ligjit në atë pjesë.

“Sot u mbajt mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në diskutimin e situatës politike vend qendror pati veriu i Mitrovicës me barrikadat që duhen hequr dhe rendin e ligjin që duhet kthyer atje, lufta kundër korrupsionit në vend, dhe rritja ekonomike bashkë me buxhetin i ri që tashmë ka kaluar në dy lexime në Kuvend”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Serbët kanë vendosur barrikada në disa pjesë në veri të Mitrovicës që nga e premtja e kaluar. Veprimet e tyre kanë ardhur pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq, i
cili akuzohet për sulme ndaj zyrave të KKZ-së në veri të Mitrovicës dhe patrullave të Policisë së Kosovës.

Thirrje për heqjen e barrikadave kanë bërë BE dhe SHBA.

Exit mobile version