Site icon Telegrafi

Vetëvendosje: Jemi rritur për dy herë më shumë, i kemi 34% të votave të qytetarëve

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në një konferencë për media ka thënë se LVV ka dalë subjekti i parë.

“Është votë e ndryshimit. Është e Vetëvendosjes. Është votë për Republikën. Vota për Vetëvendosjen, tregon se qytetarët kanë votuar për ndryshim. Kanë votuar me zemër. Për ta luftuar të keqen që ka kapur shtetin. Këto rezultate kërkojnë edhe një qeveri ndryshe duke dyfishuar votën për Vetëvendosjen. Ne do ta bëjmë këtë qeveri ndryshe”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se “nga rezultatet nga tereni tregojnë se jemi rritur më shumë se dy herë i kemi dikun rreth 33 deri 34% të votave të qytetarëve”.
Sjediu ka thënë se kjo është një fitore e LVV-së dhe e qytetarëve.

“Lëvizja Vetëvendosje duke e parë panikun e koalicionit të natës e të krimit jemi mobilizuar jashtëzakonisht shumë për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve, në këtë drejtim kemi angazhuar gjatë ditës së sotme 8 mijë persona përfshirë këtu vëzhgues, komisionar, por edhe ekipe të tjera logjistike dhe mobile”, tha Haxhiu.

Për Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë një proces fer edhe pse gjatë ditës ka pasur shkelje dhe raportime të ndryshme nga ana e komisionarëve tanë.

 

“Më lejoni të tregoj që ne sot kemi deponuar një kallëzim penal, kallëzim ky që ka të bëjë me një organizatë fantome që është kredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar zgjedhjet dhe kjo organizatë ka angazhuar rreth 5 mijë vëzhgues apo them me saktë militantë të PDK e AAK-së dhe Nismës për të prishur procesin zgjedhor”, tha ajo./Telegrafi/

Exit mobile version