Site icon Telegrafi

Vetëvendosje ia zë pamjen Mustafës, vendos pankartën “Drejtësi për Astritin”

Në kohën kur kryeministri i vendit, Isa Mustafa merrte fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e lëvizjes Vetëvendosje për dy herë radhazi gjatë seancës së sotme kanë ngritur pankartën ku kërkohet drejtësi për Astrit Deharin, duke ia bllokuar kështu pamje.

Pas kësaj, kryeministri Mustafa tha se do t’i japë përgjigje pyetjeve të deputetëve atëherë kur do të krijohen kushtet për punë.

Në këtë rrjedhë, kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se kjo është e pakuptimtë. /Telegrafi/

Exit mobile version