Site icon Telegrafi

Vetëvendosje ia kushton 28 Nëntorin aktivistit tyre të ndjerë Astrit Deharit (Video)

Për nderë të festës së 28 Nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të mbajë një tubim në sheshin Zahir Pajaziti për të kujtuar aktivistin e tyre Astrit Deharin që vdiq në burgun e Prizrenit.

Me këtë rast, lideri i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se sot këtë 28 Nëntor si Lëvizje Vetëvendosje ia kushtojnë këtë ditë Astrit Deharit.

“Këtë ditë ia kushtojmë Astritit, Astrit këtu qe po na shikon me buzëqeshjen e tij përhershme. Astrit sot nuk është vetëm aktivist i VV-së, nuk është vetëm aktivist politik, nuk është vetëm i biri i bacës Avni e nënës Xhemile, nuk është vetëm bashkëshorti i Artës, Astriti sot është mbi të gjitha këto. Astriti sot është e vërteta e këtij shteti. Astriti e dëshmon se si në njërën anë duhet të angazhohemi për këtë republikë dhe në anën tjetët se si regjimi në Kosovë që e ka kapur shtetin se si i trajtonë ky regjim qytetarët dhe shtetin”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se sot kjo datë na kujton jo vetëm një moment historik por më shumë një rrugë përpara që domosdoshmërisht që duhet ta bëjmë.

Ymeri ka kërkuar edhe një herë drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Ata kanë shpalosur edhe një poster të madh me fotografinë e Astrit me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin./Telegrafi/

Exit mobile version