Site icon Telegrafi

Vetëvendosje gjobitet për tubimin elektoral në Prizren

Inspektorët komunalë të Prizrenit kanë dënuar Lëvizjen Vetëvendosje për tubimin që kanë mbajtur sot në Prizren.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj.

“Po, inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët e AUV, i kemi dënuar pas tubimit të mbajtur në shkollën Mustafa Bakiu. Gjoba është e njëjtë sikurse të gjitha subjektet juridike që i kemi dënuar tashmë”, ka thënë Muçaj për kallxo.

Komuna e Prizrenit është komuna e dytë në Kosovë, pas Prishtinës që ka filluar t’i dënojë partitë politike për grumbullimet e njerëzve nëpër tubime, për shkak të mos respektimit të masave kundër përhapjes së pandemisë.

Exit mobile version