Telegrafi

Vetëvendosje ende pa përgjigje ndaj ftesës së Presidentit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë iu ka dërguar partive politike ftesën për takim konsultativ për mbajtjen e seancës së parë të legjislacionit të VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mirëpo a do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese dy partitë politike Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje?

Në lidhje me këtë Telegrafi ka kontaktuar me zyrën për informim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo po ashtu Thaçi ua ka dërguar tashmë ftesat partive politike (Dokument)

Zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, për Telegrafin ka thënë se ende nuk kanë dal me ndonjë vendim për pjesëmarrjen e tyre në takimin me Presidentin.

“Jemi në pritje”, ka thënë Hoti.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Telegrafi nuk ka arritur të marr ndonjë përgjigje përkundër tentimeve të shumta për të marr një prononcim nga përfaqësues të tyre.

Ndryshe, takimi konsultativ i presidentit Thaçi, me partitë politike do të mbahet më 24 korrik në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Telegrafi/