Site icon Telegrafi

Vetëvendosje e Gjilanit propozon tre kandidatët për deputetë

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka votuar për zgjedhjen e tre kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Pas votimit të rregullt, të zgjedhurit e Këshillit të Qendrës së LVV Gjilan ishin dy kandidate për deputete:

1. Arbëresha Kryeziu Hyseni

2. Arjeta Rexhepi

Me rezultat të barabartë ishin dy kandidat: Luan Aliu dhe Nehat Osmani.

Pas votimit të dytë në balotazh, u vendos që 3.Luan Aliu të jetë kandidat për deputet, duke kompletuar listën prej 3 kandidatëve të zgjedhur nga Qendra Vetëvendosjes në Gjilan.

Exit mobile version