Lëvizja Vetëvendosje, ka dërguar sot një letër në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mësohet se një letër është dërguar nga asistentja e Kurtit, Valë Gjonbalaj Azemi, në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë.
Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur.
Lidhur me këtë Telegrafi ka provuar të flasë me zyrtarë të LVV-së, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Ndryshe, në LDK të dielën pritet të mbahen zgjedhjet e brendshme për kryetar partie, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
Ky i fundit hoqi dorë nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt.
Kandidaturat për kryetar të LDK-së deri më tani i kanë shpallur Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa. /Telegrafi/