Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës që po mbahet për nderë të 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po mungojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pavarësisht kësaj, në seancë po marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ambasadori amerikan Greg Delawie, përfaqësues të korit diplomatik, ambasadorë dhe mysafirë të tjerë./Telegrafi/