Telegrafi

Vetëvendosjes i bashkohet ish-drejtori i FES, Hantke thotë se në Kosovë duhet të bëhet arsimimi i duhur

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kësaj partie i është bashkuar Socialdemokrati nga Gjermania, Frank Hantke, ish-drejtor i Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë.

Hantke gjatë një takimi me Kurtin, ku po flitet për ndërlidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës, tha se në Kosovë duhet të bëhet arsimim i duhur, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur të jem këtu të bisedoj me Albin Kurtin. Sipas pikëpamjes time, duhet të punojmë për të mirën shoqërore, zhvillimin ekonomik, të kemi politika sociale të arsyeshme, prandaj, për ketë neve na nevojitet arsimimi i duhur, jo çfarë do arsimimi.  Kam dëgjuar nga politikanët që të rinjët janë të kualifikuar, dhe atëherë unë kam parë se çfarë do të thotë ky kualifikim. Ne kemi 10 mije arkitektë dhe nuk kemi elektricist. Kemi njerëz që kanë studiuar pa pasur perspektive për të marrë punën. Kemi ndërmarrës që kërkojnë punëtor të aftë”, tha ai.

Tutje, ai ka theksuar se qeveritë e kaluara dhe subjektet politike kanë bërë gabim të madh, që sipas tij, nuk janë kujdesur për ekonominë, por vetëm për privatizimin.

“E kanë humbur një gjeneratë të tërë, ne duhet të bëjmë diçka. Kosova është vend që ka pak investitor, dhe ne duhet të tërheqim  më shumë”, theksoi ai. /Telegrafi/