Telegrafi

Vetëvendosje anulon ‘Marshimin për Bashkim’ për 28 Nëntor

Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit.

Në njoftimin për media thuhet se: ‘Nisur nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri njofton se ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë’.

Sipas njoftimit, aktivistët e Qendrës janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Shqipërisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha energjitë tona në ditët në vijim do të përqendrohen në këtë drejtim.

“Duke shprehur edhe një herë dhimbjen tonë për viktimat e tërmetit, ftojmë të gjithë shqiptarët që të solidarizohen e t’u qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që kanë nevoja urgjente. Të bashkuar tani dhe kurdoherë”, njofton Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri./kp/Telegrafi/