Site icon Telegrafi

Vetëvendosje akuzon Veselin se për një vizitë në Turqi shpenzoi mbi 3 mijë euro, ndërsa në Kosovë ka mungesë librash në bibloteka

Lëvizja Vetëvendosje përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se një hulumtim ka shfaqur mungesën e dhe varfërinë e biblotekave publike, një pjesë e të cilave janë mbyllur.

Sipas tyre në anën tjetër pushtetarët, bashkë me shumë këshilltarë i shpenzojnë paratë e buxhetit duke shkuar për vizita në hotele superluksoze, e me mëditje të mëdha.

LVV ka postuar një fotografi ku thuhet se për një biblotekë nevojiten libra në vlerë 1800 euro brenda një vitit. Ndërsa sipas tyre kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për një vizitë dy ditore në Turqi ka shpenëzuar 3578 euro.

“Sot qarkulloi në rrjetet sociale një hulumtim që tregonte mjerimin dhe varfërinë e bibliotekave publike, një pjesë e të cilave janë mbyllur. E pushtetarët, bashkë me shumë këshilltarë që nuk dihet se ç’bëjnë, i shpenzojnë paratë e buxhetit duke shkuar për vizita në hotele superluksoze, e me mëditje të mëdha”, ka shkruar LVV në faqen e zaj zyrtare në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version