Site icon Telegrafi

Vetëvendosje akuzon PDK-në për presion ndaj votuesve në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se përmes militantëve partiakë po iu bënë presion dhe trysni qytetarëve.

Shefi i shtabit zgjedhor, Visar Shehu në një konferencë për medie tha se kanë raportuar në polici grumbullimet e militantëve të PDK-së në dy qendra të votimit.

“Në disa nga qendrat e votimit, përkatësisht në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në lagjen Kurillë dhe ish-shkollën e mjekësisë në lagjen 2 Korriku ka pasur grumbullime të personave të caktuar… Disa nga këta persona në dy lagjet që i përmenda janë intervistuar në stacionin policor. Të njëjtën kohe i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në këso parregullsi apo trysni në procesin e votimit të paraqesin në polici këto raste”, tha ai.

Shehu iu bëri thirrje qytetarëve që mos të bien në ndikim e këtyre personave.

“Qytetarët të mos bien pre e ndikimit të personave të tillë pasi për ne këta persona janë të njohur për publikun dhe janë militantë dhe financues të partisë kundërshtarë”, shtoi ai.

Në balotazhin për kryetar të Prizrenit garojnë Shaqir Totaj i PDK-së dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje./kp/

Exit mobile version