Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka bërë thirrje partive opozitare që të ndalin flirtin me pozitën.
Krasniqi gjatë një konference për media po ashtu ftoi dy partitë tjera AAK-në dhe Nismën që të bashkohen në protestë kundër Qeverisë.
Ai tha se paqartësitë dhe dallimet duhet të qartësohen nga partia e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Sa i përket protestës së paralajmëruar për 14 maj nga AAK dhe e përkrahur nga Nisma, Krasniqi tha se çdo protestë është e mirëpritur, por siç tha ai “në këtë rast që të jetë sa më e mirë, të ketë alternativë shoqërore dhe të sqarohet populli se ne nuk shkojmë bashkë me pushtetin dhe ta kundërshtojmë atë”.
Krasniqi komentoi edhe një shkrim të Avni Arifit, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë, të cilin e quajti spekulim.